|
Te dashur lexues, Sot merr udhe revista "Turizmi shqiptar" duke ju bashkangjitur botes se larmishme te mediave shqipe dhe duke pretenduar qe te mbushe sadopak ate mungese, qe ne, por dhe te huajt, e ndjejme lidhur me informacionin ne fushen e turizmit.
Natyrish te dhena te pergjithshme per bukurite natyrore te Shqiperise apo per objektet dhe vendet me vlera per t'u vizituar i gjen ne guidat e shumta te botuara vecanerisht vitet e fundit, por te dhenat per mundesite reale qe ofron vendi yne, shpesh here jo vetem te huajt, por edhe ne vendasit nuk i kemi plotesisht te qarta. Vecanerisht ne keto dhjete vitet e fiindit inisiativa private ka krijuar mundesite e nevojshme per pushime te organizuara qofte ne bregdet, qofte ne vendet malore, qofte ne periudhen e veres, qofte ne ate te dimrit, qofte per nje periudhe me te gjate, qofte per turizmin ditor, apo fundjaven. Shqiperia me poziten e saj gjeografike, me klimen dhe me bukurite e saj natyrore ofron ushtrimin gjithvjetor te turizmit.
Pikerisht njohjen e ketyre mundesive synon revista jone. Sigurisht ne zhvillimin e ketyre viteve ka pasur e ka edhe zgjidhje adekuate, qe nuk marrin parasysh qofte kerkesat e turizmit te sotem, qofte ato te zhvillimit te tij ne harmoni te plote me vlerat ekologjike te natyres, qe do te synonte ruajtjen e kesaj te fundit, por ne mjaft raste komplekset turistike apo objektet turistike individuale jane zgjidhur ne perputhje me ruajtjen e vlerave ekologjike. Pikerisht orientimi drejt pikave turistike model perben nje synim tjeter te revistes sone. Paraqitja e nje informacioni te plote per pika te ndryshme turistike, per mundesite e fjetjes dhe te ushqimit ne to, per kohen e lire dhe aktivitet e ndryshme, per infrastukturen dhe natyren e vendbanimit ne pegjithesi, besojme se do te terheqe me shume turistet e huaj dhe ata shqiptare. Pikerisht terheqjen e turisteve te huaj dhe atyre shqiptare si dhe nxitjen e edukates se prenotimit synon revista jone. Duke i uruar udhe te mbare revistes „Turizmi shqiptar" shpresojme se ajo do te pelqehet nga ty i dashur lexues, do te te vije ne ndihme per organizimin e pushimeve dhe do te te nxise te bashkepunosh me te. Pershendetje Drejtori Ekzekutiv DurimYlli
Shenim: Website eshte ndertuar nga The Albanian Tourist Guide.
NE TREG NUMRI I RI I REVISTES TURIZMI
|